Gruaja kishte me vete fëmijë pa mbrojtëse veshësh, Maluma ndërpret koncertin për të
Maluma shkoi deri aty sa ndërpreu koncertin e tij në Meksikë, pasi pa një nëne që mbante fëmijën e saj 1-vjeçar në krahë pa mbrojtëse për veshët.
Në një video të regjistruar, këngëtari 31-vjeçar shihet duke ndërprerë koncertin dhe duke kritikuar nënën për pakujdesinë e saj.
“A mendoni se është ide e mirë që fëmija juaj 1-vjeçar të shkojë në një koncert ku decibelët janë tepër të lartë? Foshnja as nuk e di çfarë po bën këtu“, dëgjohet të thotë këngëtari.
@estilodf Maluma detiene su show para regañar a una mamá que llevó a un bebé de 1 año sin protegerle los oídos. CC: @gerudito #maluma #malumababy #malumaoficial #malumaedits #malumafans #papijuancho #mexico #méxico #cdmx #malumaconcert ♬ sonido original – EstiloDF
“Herën tjetër, mbroji veshët e tij. Vërtet. Është shumë e rëndë për fëmijën. Kjo është përgjegjësia jote“, vazhdoi këngëtari, i cili është gjithashtu baba i një vajze 1-vjeçare.
“Po e tund majtas e djathtas sikur të ishte lodër. Ky foshnjë nuk do të jetë këtu. Po ta them me gjithë dashurinë dhe respektin tim, tani që jam baba… nuk do ta çoja kurrë në një koncert. Herën tjetër, ji më vigjilent“, përfundoi Maluma, me turmën që e duartrokiste për reagimin e tij.