Mon, Aug 11, 2025

Sali Berisha: Nuk ka asnjë bazë ligjore për rrethimin dhe ndërprerjen e sinjalit ndaj News24! Kontrata e qirasë deri në 2033

  • PublishedAugust 11, 2025

Sali Berisha: Nuk ka asnjë bazë ligjore për rrethimin dhe ndërprerjen e sinjalit ndaj News24! Kontrata e qirasë deri në 2033

Kreu i PD, Sali Berisha sërish ka reaguar për bllokimin dhe ndërprerjen e transmetimit të News24, duke e cilësuar si një agresion banditesk.

Ai kujtoi se News24 është televizioni i tretë viktimë i qeverisë Rama, dhe e lidh këtë me periudhën e errët të regjimit komunist, duke përmendur rastin e disidentit Havzi Nela.

Berisha theksoi se ndërprerja e sinjalit dhe rrethimi i ndërtesës ku operon News24 është krejt pa bazë ligjore, duke theksuar se kontrata e qirasë për këtë ndërtesë shtrihet deri në vitin 2033.

“Në ndërtesën ku ndodhet News24, kontrata është deri në 2033, dhe për pjesën tjetër të ndërtesës ku janë mediat tjera të Focus Group, qiraja është paguar deri në korrik,” tha ai.

Pjese nga deklarata e  Berishes

Jam sot këtu për të shprehur solidaritetin tim më të plotë dhe të PD, me gazetarët dhe punonjësit e Focus Media Group, të cilët janë subjekt i një agresioni të vërtetë banditesk të Ramaduros dhe narkoshteit të tij që, nuk zbaton asnjë ligj, asnjë rregull, përveçse sentimenteve të urrejtjes së tij ndaj fjalës së lirë.

News 24 shënon televizionin e tretë viktimë e Edi Ramëa, bastard i xhelatit Kristaq Rama, që firmosi më 10 gusht të vitit 1988 varjen në litar të disidentit Havzi Nela, vetëm e vetëm për fjalën e lirë, vargjet e lira, mendimin e lirë.

News 24 dhe Focus Media Group, ishin nga të paktat media shqiptare, të cilat me përpjekje të mëdha ruanin një pavarësi në lajmet, në debatet, në investigimet e tyre. E vërteta është që, ky ekip e tronditi me emisionet e tij Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale, qeverinë.

Nuk ka absolutisht asnjë bazë ligjore rrethimi, ndërprerja e sinjalit, shkëputja e kabllove të transmetimit, që Edi Rama ka realizuar këto 3 ditë ndaj televizionit.

Në ndërtesën ku ndodhet televizioni News 24, kontrata është gjer në 2033, siç e kanë pohuar vet organet zyrtare. Për pjesën tjetër të ndërtesës ku ndodhen media të tjera të Focus Group, qiraja është paguar edhe në muajin korrik.

Ka një proces gjyqësor midis palëve, sepse kemi të bëjmë me tjetërsime pronash, dhe natyrisht, ligji vepron, njeh të drejtën e parablerjes të atij që e administron pronën.

Të gjitha këto, janë akte atentate të rënda ndaj fjalës së lirë, janë përpjekje për të vendosur, për të shuar çdo zë kundër çdo burimi të pavarur, çdo hetimi gazetarësk të pavarur nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale.

Dënoj me forcën më të madhe në emër të PD këto akte tiranike të narkoshtetit të Ramaduros, dhe kërkoj rikthimin e menjëherëshëm të sinjalit, veprimtarisë normale të gazetarëve dhe punonjësve të News 24 dhe mediave tjera të këtij grupi.