Vazhdon skandali me uzurpimin e News24, persona civile të paidentifikuar futen në redaksitë dhe studiot e lajmeve
Uzurpimi i News24 ka vazhduar edhe më forma të tjerë. Sot në mesditë është raportuar se persona të paidentifikuar, civilë janë futuar brenda ambienteve të godinës, ku ndodhen redaksitë e lajmeve, studiot dhe zyrat.
Personat civilë, të cilët nuk dihet se kush janë, janë futur përmes shembjes që u bë në mënyrë të paligjshme nga IKMT në orët e para të mëngjesit.
Pavarësisht se policia, e cila ka rrethuar godinën prej tre ditesh, ka kërkuar që të mos futen në ambientet e brendshme, personat janë futur dhe nuk dihet se çfarë po ndodh.
Kujtojme qe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar brutalitetin duke shembur një prej pikave më të rëndësishme që lidhte dy godinat e News24 dhe Panorama TV.
IKMT pa pritur vendimin dhe ankimin e bërë në gjykatë ditën e sotme ka shembur urën lidhëse dhe ka dëmtuar kabllot që lidhin transmetimin e News24 me regjinë arkivën dhe severat e televizionit më të madh informativ në Shqipëri.
Ekspertët e News24 flasin për dëme të konsiderueshme që ka shkaktuar kjo ndërhyrje, pasi janë prekur lidhjet e transmetimit dhe serverat me te cilën operonte ky televizion, duke venë ne rrezik pasurinë me te madhe, arkivën e TV.