Anxhela Peristeri sqaron incidentin në Përmet: Asnjë kanaçe nuk më ka goditur, ishte një fëmijë që po luante
Pas zërave që qarkulluan të enjten në media dhe rrjetet sociale për një incident gjatë festivalit “Nona” në Përmet, ku pretendohej se këngëtarja Anxhela Peristeri ishte goditur në fytyrë me një kanaçe, vetë artistja ka reaguar për të hedhur poshtë lajmet.
Në një postim në Instagram, Peristeri ka sqaruar se lajmi është i pavërtetë dhe se situata është interpretuar gabimisht. “Të dashur miq e fansa që më keni shkruar gjithë ditën sot, dua t’ju them që jam shumë mirë! Nuk më ka prekur asnjë kanaçe në skenë, thjesht ka qenë një fëmijë i vogël që luante me atë kanaçen dhe e mora që të mos lëndohej. Si gjithmonë, lajmi është ekzagjeruar! Ju dua shumë dhe faleminderit për interesin që keni treguar,” shkroi ajo.
Incidenti i përfolur ndodhi më 8 gusht, gjatë mbrëmjes festive në Përmet, ku Peristeri ishte një nga artistet pjesëmarrëse në festivalin kushtuar gjysheve shqiptare. Pamje nga momenti u shpërndanë me shpejtësi në rrjetin social TikTok, duke shkaktuar reagime të ndryshme.
Organizatori i festivalit, Bled Mane, reagoi menjëherë nga skena, duke u kërkuar prindërve që të largonin fëmijët nga shkallët dhe paralajmëroi se koncerti do të ndërpritej nëse situata do të përsëritej.
Megjithatë, vetë Peristeri ka sqaruar se gjithçka ka qenë një keqkuptim dhe se nuk është goditur, por ka ndërhyrë për të shmangur një incident të mundshëm.
@vlore1240 Goditet ne skene