Grabitja e shtëpisë së Brad Pitt, 4 adoleshentë përfundojnë në pranga
Katër adoleshentë janë arrestuar për grabitjen ne shtëpinë e aktorit Brad Pitt.
Të dyshuarit dyshohet se qëndrojnë pas një numri “vjedhjesh shtëpish nga personazhe të famshëm” që kishin në shënjestër shtëpitë e aktorëve dhe atletëve profesionistë, tha shefi i Policisë së Los Angeles, Jim McDonnell.
Ai tha se të dyshuarit meshkuj, dy 18-vjeçarë, një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar, janë anëtarë të bandave të rrugës.
Policia nuk i identifikoi personat, pronat e të cilëve u vunë në shënjestër, por personazhe të famshëm, përfshirë Nicole Kidman dhe Keith Urban, lojtarin e LA Dodgers, Yoshinobu Yamamoto dhe ish-sulmuesin e LA Football Club, Olivier Giroud, kanë raportuar vjedhje këtë vit.
Hetimi filloi në fund të qershorit pasi shtëpia e Pitt u bastis nga një treshe hajdutësh të maskuar.
McDonnell tha se grupi kaloi një gardh rrethues që rrethonte shtëpinë në Los Feliz dhe thyen një dritare, duke u hedhur brenda dhe duke marrë sende me vlere.
Policia nuk konfirmoi që shtëpia i përkiste aktorit fitues të çmimit Oscar, por adresa përputhej me atë të një prone që Pitt bleu në vitin 2023.