Thu, Aug 14, 2025

Katy Perry dhe Justin Trudeau: Ku janë ‘fshehur’ ata?

  • PublishedAugust 14, 2025

Katy Perry dhe Justin Trudeau: Ku janë ‘fshehur’ ata?

Pas ndarjes së saj nga aktori Orlando Bloom, këngëtarja e njohur Katy Perry është përfolur së fundmi për një takim me ish-kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau. Dyshja u fotografuan së bashku në një darkë private, duke nxitur spekulime mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.

Fotot u bënë virale në mediat sociale, ndërsa burime për “Entertainment Tonight” deklarojnë se Perry dhe Trudeau “po njihen me njëri-tjetrin” dhe se për momentin, gjithçka është në kuadër të një raporti të rastësishëm dhe miqësor.

“Justin është karizmatik dhe ka energji pozitive, gjë që është pikërisht ajo që Katy dëshiron dhe ka nevojë tani,” u shpreh burimi për mediat amerikane.

Nga ana tjetër, raportet mes Katy Perry dhe ish-partnerit të saj, Orlando Bloom, duket se nuk janë më në termat më të mirë. Po sipas të njëjtit burim, marrëdhënia e tyre aktuale është përshkruar si “e tendosur dhe e çuditshme”.

Justin Trudeau ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për jetën e tij personale pas ndarjes nga gruaja e tij Sophie Grégoire Trudeau, ndërsa Perry sapo ka mbyllur një periudhë të gjatë lidhjeje me aktorin britanik Orlando Bloom, me të cilin kanë edhe një vajzë.

Për momentin, as Perry dhe as Trudeau nuk kanë komentuar publikisht mbi natyrën e raportit mes tyre.