U-17/ Shqipëria luan ndeshjen e dytë miqësore me Italinë
Shqipëria U-17 luajti sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Italisë U-17 në “Centro Tecnico Federale di Coverciano”. Kuqezinjtë u mposhtën në këtë takim me rezultatin 6-0.
Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Simon Lleshi (GK), Xhoel Mezani, Kostantinos Varesis (C), Enea Bilishti, Dion Vata, Petro Marku, Eris Kurtulaj, Kledi Qosja, Majkol Luka, Ermal Ymeri, Frensi Mali.
Italia shënoi nga tre gola për çdo pjesë. Në minutën e 8-të, Diego Perillo realizoi golin e parë. Andrea Donato gjeti golin e dytë në minutën e 28-të, ndërsa Samuele Pisati realizoi të tretin në të 41-ën.
Në nisje të fraksionit të dytë, ishte sërish Diego Perillo që gjeti rrugën e rrjetës, ndërsa Tito Fabri dhe Daniele Petrone vulosën rezultatin përfundimtar 6-0.
Në këtë sfidë, trajneri Fatjon Tafaj aktivizoi pothuajse të gjithë lojtarët në dispozicion, përfshirë Ballën, Uldedajn, Shahinin, Sulejmanin, Matrakun, Urucin, Muslikan dhe Binishin.