Njoftimi tronditës nga Fabio Concato: U detyrova të ndërpres koncertet për shkak të një tumori
Kantautori i njohur italian, Fabio Concato, ka shpallur një lajm të dhimbshëm për shëndetin e tij, duke konfirmuar se është diagnostikuar me një tumor. Ky njoftim ka ardhur pas anulimit të koncertëve të planifikuara për verën, të cilat ai i ndërpreu në fund të muajit qershor për arsye shëndetësore.
Në një postim prekës në rrjetet sociale, Concato u drejtohet fansave të tij dhe shpjegon se po i nënshtrohet trajtimit me shumë besim dhe qetësi. “Të dashur miq, u detyrova të ndërpres koncertet e mia për shkak të një tumori,” shkruan ai në mesazhin e tij, të nënshkruar si “Fabio C”. “Po i nënshtrohem trajtimit me shumë besim dhe jam në paqe.”
Këto fjalë, pavarësisht seriozitetit të situatës, shprehin forcën dhe qetësinë e artistit, duke i dhënë shpresë fansave të tij. Ai ka përfunduar mesazhin me një falënderim të ngrohtë: “I falënderoj të gjithë ata që më kanë shkruar duke shprehur shqetësimin dhe dashurinë e tyre. Do të jemi në kontakt, ju përqafoj.”
Ky njoftim vjen pas një periudhe spekulimesh për shkakun e anulimit të koncerteve të planifikuara për korrik dhe gusht, të cilat u shpallën për arsye “shëndetësore dhe kontrolle mjekësore” nga stafi i artistit. Ky informacion kishte shkaktuar shqetësim te fansat, të cilët tani kanë marrë një përgjigje më të qartë dhe emocionale nga vetë Concato.