Barcelona regjistron lojtarin, gati për debutimin
Të reja të rëndësishme te Barcelona. Klubi katalanas ka regjistruar Joan Garcian. Portieri është gati për të debutuar, në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Mallorcas këtë të shtunë.
Situata u zgjidh pasi Komisioni Mjekësor i La Ligës konfirmoi se dëmtimi i Ter Stegen konsiderohet mungesë afatgjatë, e cila pritet të zgjasë të paktën pesë muaj.
Ndërkohë shqetëson çështja e Rashford, me sulmuesin e ardhur nga United që ende nuk është regjistruar.