Shpat Kasapi sqaron sërish zërat për “rrahjen” në dasmë: Kërkush nuk më ka prek
Këngëtari Shpat Kasapi ka reaguar ndaj raportimeve se ishte përfshirë në një rrahje gjatë një dasme, duke i quajtur ato thashetheme. Në emisionin Weekend në Klan Kosova, ai shpjegoi se kishte pasur vetëm një debat për shkak të vonesës dhe pagesës.
“U bë bujë e madhe, u rrah Shpati, u rrahën dasmorët. Jam nis pak me vonesë sepse ka pasë kolonë. Kur kam mbërritur, dasmori më ka thënë: ‘Shpat je vonu por këndo’, unë i thashë se do të këndoj më shumë tash sepse jam vonu dhe ai ishte i agravuar normal. Në fund të dasmës ishte puna e pagesës, thanë ‘ti s’ke kënduar, s’do e marrësh pagesën’. Unë pak u agravova, ata u agravuan, u bë një debat i vogël dhe kaq ka qenë. Kërkush nuk më ka prek, as nuk më ka ngacmu”, tha Kasapi.
Ndër të tjera ai komentoi dhe reagimin e ish-partneres së tij teksa u shpreh se nuk i interesonte dhe se së bashku janë vetëm për hir të djalit të tyre.
“Unë me Selvijen nuk jemi më bashkë, jemi shokë të mirë por nuk jemi bashkë, rrimë për hatër të djalit dhe nuk më intereson shkrimi i saj.”
@klankosovaofficial Shpat Kasapi zbulon prapaskenat e dasmës së BUJSHME dhe raportin me SELVIJEN!