Zbulohen mesazhet shqetësuese të mjekëve të akuzuar për vdekjen e Matthew Perry
Hetimet mbi vdekjen e aktorit të njohur Matthew Perry kanë zbuluar detaje tronditëse. Avokati Martin Estrada, në dokumentarin “Matthew Perry: A Hollywood Tragedy”, tha se dy mjekët Salvador Plasencia dhe Mark Chavez, të cilët tashmë kanë pranuar fajësinë për furnizim me ketaminë, shkëmbenin mesazhe të papërshtatshme lidhur me aktorin.
Në një prej tyre, Plasencia shkruante: “Pyetem sa do të paguajë ky budalla. Le ta zbulojmë”, duke treguar qartë, sipas avokatit, se ata e shihnin Perry-n si një mundësi për përfitime financiare.
Matthew Perry, i njohur për rolin e Chandler Bing në serialin “Friends”, u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Los Angeles në tetor 2023. Shkaku i vdekjes u përcaktua si “efektet akute të ketaminës”.
Pesë persona janë akuzuar lidhur me rastin, mes tyre edhe asistenti personal i aktorit, Kenneth Iwamasa, dhe Erik Fleming, të cilët kanë pranuar fajësinë për përfshirje në shpërndarjen e drogës që çoi në tragjedinë e yllit të Hollywood-it.