Wed, Aug 20, 2025

Rrëfim tronditës i Tamar Braxton: U gjenda në një pellg gjaku dhe humba ndjenjat

  • PublishedAugust 20, 2025

Rrëfim tronditës i Tamar Braxton: U gjenda në një pellg gjaku dhe humba ndjenjat

Këngëtarja dhe ylli i reality show-t, Tamar Braxton, ka tronditur ndjekësit me rrëfimin e saj për një aksident të rëndë që përjetoi fundjavën e kaluar. Përmes një postimi në Instagram Stories më 19 gusht, ajo tregoi se gati humbi jetën dhe u gjet pa ndjenja nga shoqja e saj, në një pellg gjaku.

Gati sa nuk vdiqa të dielën. U gjenda me një dëmtim në fytyrë, hundë të thyer, disa dhëmbë të humbur dhe vështirësi në lëvizje,” shkroi Tamar, duke shtuar se ndjehet shumë e dobët për të folur dhe se nuk e di ende çfarë ka ndodhur saktësisht. “Ndërsa shëndeti po përmirësohet, tani fillon udhëtimi im mendor. Lutuni për mua,” përfundoi ajo mes zemrash të thyera.

Në sfondin e postimit ajo vendosi këngën shpirtërore “Spirit Lead Me”, ndërsa më pas shpërndau edhe një pasazh nga Proverbat 31, që i kushtohet grave të forta.

Para deklaratës për aksidentin, Tamar kishte postuar një citat falënderues: “Faleminderit Zot që më zgjove sot”.