“Emily in Paris” rikthehet me sezonin e pestë – këtë herë në Itali!
Fansat e serialit të famshëm “Emily in Paris” kanë tashmë një arsye për të shënuar 18 dhjetorin në kalendar: data e publikimit të sezonit të pestë në platformën Netflix. Me një përzierje të modës, ngjyrave dhe dramës që e ka karakterizuar që nga fillimi, seriali rikthehet me një kthesë të re – këtë herë përtej kufijve të Francës.
Në sezonin e ri, Emily braktis rrugët pariziane për të nisur një kapitull të ri në zemër të Italisë. Agjencia “Grateau” hap zyrën e saj të re në Romë, ndërsa protagonistja përballet me sfida profesionale dhe emocionale në qytetin e përjetshëm. Por aventurat e saj italiane nuk mbarojnë këtu – kamerat ndalen edhe në Venecia, qytetin magjepsës të dashurisë, duke sjellë pamje spektakolare dhe një dozë të shtuar romantizmi.
Sezoni i pestë pritet të përbëhet nga 10 episode dhe do të jetë i disponueshëm i plotë në Netflix duke filluar nga 18 dhjetori. Një sezon që premton jo vetëm stil dhe pasion, por edhe një udhëtim të paharrueshëm mes dy prej qyteteve më ikonike të Europës.