Fri, Aug 22, 2025

Superiorja nis “zjarr”/ Ndodh thuajse gjithçka në Shkodër, Vllaznia mposht kampionët në fuqi (VIDEO)

  • PublishedAugust 22, 2025

Superiorja nis “zjarr”/ Ndodh thuajse gjithçka në Shkodër, Vllaznia mposht kampionët në fuqi (VIDEO)

Vllaznia e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri, duke mposhtur 2-0 skuadrën kampione të Egnatias në stadiumin “Loro Borici” të Shkodrës. Tri pikë në start për kuqeblutë që japin një sinjal të qartë se mbeten pretendentë.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 19-të. Pas një goditje nga këndi, ishte Gurishta që me një gjuajtje me kokë në shtyllën e dytë gjeti rrugën e rrjetës. Në 34′, pas shikimit me VAR, akordohet penallti për vendasit, por Balaj shpërdoron. Kaq mjaftoi për shkodranët në pjesën e parë, ndërsa miqtë u shfaqën konfuzë në rastet e tyre.

GOLI I PARE

Me të nisur pjesa e dytë, Vllaznia dyfishon. Në vijimin e një goditje dënimi, Bajrami është më i shkathët të gjejë hapësirën për të shënuar golin e dytë për vendasit. Pak minuta më pas, Egnatia mbetet me 10 lojtarë, Votlai merr të verdhën e dytë.

GOLI I DYTE

Vllaznia pati edhe raste të tjera për shënim, duke pëfituar edhe nga epërsia numerike, por pa arritur të shënojë më. Gjithsesi, 2-0 është një fitore e pastër në start, që gëzoi tifozët e shumtë shkodranë.

()


AlbaniaWeb.net