Fri, Aug 22, 2025

Taylor Swift nuk shkëlqen vetëm në skenë, Zoë Kravitz zbulon “dhuntinë e fshehtë” të këngëtares!

  • PublishedAugust 22, 2025

Taylor Swift nuk shkëlqen vetëm në skenë, Zoë Kravitz zbulon “dhuntinë e fshehtë” të këngëtares!

Aktorja amerikane Zoë Kravitz zbuloi së fundmi se ylli i popit Taylor Swift, është një pjekëse e shkëlqyer buke dhe jo thjesht bukë të zakonshme. Gjatë një interviste në BBC Radio 2 me Austin Butler, bashkë-yllin e saj në filmin Caught Stealing, Kravitz tha se Swift bën “bukë të mrekullueshme me maja natyrale”.

“Ma solli para një jave. Është shumë e mirë në këtë punë,” tha Kravitz.

Edhe Austin Butler, i intriguar nga përshkrimi, tha se “do të donte ta provonte” këtë bukë artizanale. Kravitz siguroi se Taylor do të ishte e lumtur ta ndante me të, siç bën gjithmonë me miqtë e saj.

“Ajo është një shoqe shumë e mirë. E bën me zemër dhe e ndan gjithmonë me të tjerët,” shtoi aktorja.

Swift, e cila është shprehur më herët për pasionin e saj për “hobet e gjysheve”, si qepja, piktura dhe gatimi, ka fituar zemrat e miqve edhe me anën e saj të thjeshtë dhe bujare.