Sat, Aug 23, 2025

Mos bëni plane këtë fundjavë – Në Tring Sport rikthehet Serie A

  • PublishedAugust 23, 2025

Mos bëni plane këtë fundjavë – Në Tring Sport rikthehet Serie A

Është sërish koha e futbollit italian. Serie A, kampionati më emocionues në botë, zbret në fusha yjet dhe pasionin që vetëm ai mund të dhurojë. Në Tring Sport, gjithçka është gati për të nisur edhe një herë tjetër “The Great Race” drejt titullit e lavdisë.

Pas një sezoni që na mbajti me frymën pezull deri në “fërshëllimën” e fundit dhe na tregoi edhe një herë tjetër se futbolli është i bukur pikërisht se është i paparashikueshëm, por edhe një merkatoje të çmendur prurjesh të reja e rikthimesh, Il Calcio ndez sërish motorët dhe asnjë fundjavë nuk do të jetë më njëlloj për 38 javët në vijim.

Me Napolin kampion, në kërkim të dominancës, Inter, Milan, Juventus në tentativë për të rigjetur triumfin dhe shkëlqimin, të 18-të ekipet e Serie A do të luftojnë fort për objektivat e paracaktuar për sezonin 2025-2026.

Beteja në fusha nis të shtunën me Napolin që ndez dritën jeshile për startin e sezonit kundër Sassuolos, Milanit që sfidon Cremonesen e sapoardhur në Serie A, apo Roma e Bologna që matin për herë të parë forcat mes tyre në kryendeshjen e mbrëmjes.

Ndërkohë që të dielën zbresin në fushë Juventus, Lazio, Atalanta e Fiorentina, përkatësisht përballë Parma, Como, Pisa e Cagliari.

Inter e Udinese e nisin sezonin të hënën, teksa presin në shtëpi Torino dhe Verona.

Kjo është vetëm java e parë, pasi kalendari 2025-2026, i prezantuar në një ceremoni ekskluzive në ”Festival della Serie A”, që u mbajt në qershor në Parma, sjell një panoramë elektrizuese sportive, me superndeshje, superderbi, disa supersfida brenda një fundjave, përplasje direkte mes të mëdhenjsh, për një sezon të jashtëzakonshëm.

Hej tifozë, po vjen sërish koha e Derby della Madonnina apo Superderbit të Italisë, ndaj abonohuni në Tring Sport duke nisur nga 11900 lekë për paketat 12-mujore dhe zini që tani vendin tuaj në tribunën ekskluzive të kampionatit më të bukur në botë.

Sportifikohu me ngjyrat e zemrës… në Tring sigurisht!

()


AlbaniaWeb.net