Sat, Aug 23, 2025

U kap me kokainë, Gjykata merr vendimin për vajzën e Eli Farës

  • PublishedAugust 23, 2025

U kap me kokainë, Gjykata merr vendimin për vajzën e Eli Farës

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Roxhensa Kapuranin, vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara, e ndaluar më 21 gusht nga forcat “Shqiponja” në Vorë, gjatë një kontrolli rutinë.

39-vjeçarja, e njohur gjithashtu si Marina Fara, u kap me 2.4 gramë kokainë në automjetin e saj. Para trupës gjykuese, Kapurani deklaroi mes lotësh se substanca narkotike ishte për përdorim vetjak. Megjithatë, gjykata vendosi që ajo të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërkohë që hetimet do të vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.

Ky nuk është rasti i parë ku emri i saj lidhet me drejtësinë. Më parë, Marina Fara ishte përfshirë në përgjimet e operacionit “Mezhgorani”, ku u arrestuan mbi 30 persona, ndërsa dyshimet përfshinin ndihmën e mundshme për arratisjen e dy të dyshuarve për trafik narkotikësh.

Aktualisht, hetuesit po verifikojnë nëse ndalimi i fundit lidhet me episodet e mëparshme apo nëse kemi të bëjmë vetëm me përdorim personal, siç pretendoi ajo para gjykatës.