Djali i Ozzy Osbourne nderon babain me një homazh të ndjerë në Los Angeles
Një muaj pas ndarjes nga jeta të legjendës së rock-ut, Ozzy Osbourne, djali i tij Jack u pa në Los Angeles duke bërë një homazh të heshtur, por të fuqishëm për babain. Teksa kryente punë të përditshme, ai kishte veshur një bluzë të Black Sabbath, grupi që e ngriti Ozzy-n në piedestal dhe e ktheu në një ikonë të muzikës botërore.
Ky gjest i thjeshtë, por plot domethënie, u interpretua si një mënyrë intime për ta mbajtur të gjallë kujtimin e “Princit të Errësirës”. Jack, më i vogli nga fëmijët e Ozzy-t dhe Sharon Osbourne, kishte ndarë edhe më parë një mesazh emocional në rrjete sociale, ku shkroi: “Zemra ime është plot me trishtim e pikëllim, por edhe me dashuri e mirënjohje. Kam kaluar 14,501 ditë me atë burrë dhe e di që është një bekim i vërtetë. Ai ishte babai im. Ai jetoi dhe e jetoi jetën plotësisht. Të dua, baba.”
Ozzy Osbourne ndërroi jetë më 22 korrik, në moshën 76-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit. Ai u varros më 30 korrik, ndërsa muajt e fundit i kaloi duke u ribashkuar me grupin për një koncert lamtumire. Momentet e fundit të tij pritet të dokumentohen në një projekt të ardhshëm të BBC-së.