FOTO/ Kupa e Botës në futboll në 2026, Trump merr biletën e parë simbolike të finales së Botërorit. Zbulohen detajet
Radha 1, karrigia 1, bileta nr.45/47, është bileta e parë simbolike e Kupës së Botës në Futboll, që kreu i FIFA-s Gianni Infantino ia dhuroi presidentit amerikan Donald Trump për ndeshjen e finales së Botërorit në 19 korrik 2026.
Gianni Infantino i solli presidentit Trump dhe trofeun legjendar të kësaj gare, e cila do të zhvillohet në SHBA, por edhe me ndeshje në Kanada dhe Meksikë.
Ai e ftoi Donald Trump, i cili dukej shumë i kënaqur, ta merrte në dorë trofeun.
“A mund ta mbaj?”, përsëriti Donald Trump, duke vlerësuar se trofeu do të përputhej mirë me zbukurimin e Zyrës Ovale, të cilën ai e ka stolisur me sende të arta nga më të ndryshmet.
“Është vetëm për fituesit, dhe meqë ju jeni një fitues, mund ta prekni gjithashtu”, u përgjigj kreu i FIFA-s.
“Është një copë e bukur ari”, komentoi ai me ton miratues. Ai mban në zyrën e tij edhe një trofe të Kupës së Botës për Klube.
()