Sun, Aug 24, 2025

Malcolm McDowell, i sinqertë për “Emily in Paris”: Jo, faleminderit

  • PublishedAugust 24, 2025

Malcolm McDowell, i sinqertë për “Emily in Paris”: Jo, faleminderit

Aktori legjendar britanik Malcolm McDowell ka folur me sinqeritet për serialin e njohur të Netflix, Emily in Paris, ku luan nusja e tij, Lily Collins. Në një intervistë ekskluzive për People, 82-vjeçari pranoi se seriali i suksesshëm nuk është aspak “tipi i tij”.

“Për të qenë i sinqertë, nuk është gjëja ime. Dhe Lily e di këtë shumë mirë,” u shpreh McDowell, duke iu referuar bashkëshortes së të birit, regjisorit Charlie McDowell.

Megjithatë, aktori i A Clockwork Orange nuk kurseu lavdet për Collins. “Jam fansi më i madh i nuses time. Ajo është një aktore e shkëlqyer, me një aurë të veçantë dhe një karizëm që e dallon,” tha ai, duke shtuar se kur Lily shfaqet në ekran “nuk sheh askënd tjetër.”

Seriali Emily in Paris, i krijuar nga Darren Star, nisi në tetor 2020 dhe aktualisht po xhiron sezonin e pestë. McDowell beson se popullariteti i tij ka ndikuar edhe në turizmin e kryeqytetit francez. “Jam i sigurt se Parisi i detyrohet shumë Lily-t. Pas serialit, njerëzit nga Amerika mendojnë: ‘Le të shkojmë në Paris’,” u shpreh ai.

Ndërkohë, McDowell feston suksesin e filmit të tij të ri, Et Tu, ndërsa të gjitha sezonet e Emily in Paris mund të shihen në Netflix.