Mon, Aug 25, 2025

Lamine Yamal zyrtarizon romancën me Nicki Nicole

  • PublishedAugust 25, 2025

Lamine Yamal zyrtarizon romancën me Nicki Nicole

Pas shumë spekulimesh, ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka konfirmuar lidhjen me këngëtaren argjentinase Nicki Nicole. Futbollisti 17-vjeçar e bëri publike marrëdhënien në një mënyrë tepër romantike: një postim në Instagram Story me rastin e ditëlindjes së 25-të të artistes. Në foto, dyshja shfaqen pranë një torte të madhe të rrethuar me petale trëndafilash, ndërsa në sfond shihet një buqetë gjigante me trëndafila. Yamal e shoqëroi imazhin me emoji zemrash, duke i dhënë fund thashethemeve mbi natyrën e lidhjes së tyre.

Screenshot

Romanca mes të dyve ka qenë tepër e përfolur dhe në qendër të vëmendjes gjatë verës. Ata u fotografuan pak javë më parë në pushime luksoze në Monako, në hotelin “The Maybourne Riviera”, ku një natë kushton 2,700 euro. Nicole ishte gjithashtu e pranishme në festën e ditëlindjes së futbollistit në korrik, ndërsa më vonë u panë duke shkëmbyer puthje në një klub nate.

Megjithatë, jo të gjithë e kanë marrë seriozisht këtë marrëdhënie. Babai i Yamal, Mounir Nasraoui, deklaroi për mediet se nuk ka dijeni për lidhjen e djalit dhe se nuk e njeh këngëtaren. Pavarësisht kësaj, konfirmimi publik e shndërron çiftin në një nga më të komentuarit e momentit, duke bashkuar botën e futbollit me atë të muzikës urbane latine.