ZYRTARE/ Asllani bëhet “dem”, prezantohet te Torino. Sylvinho fton Shpendin në Kombëtare
Nga Italia, trajneri i Torinos, Marco Baroni, zbulon se Ardian Ismajli nuk është ende gati, rikthimi i tij në fushën e lojës pritet të ndodhë pas pauzës që sjell Kombëtarja. Ismajli pësoi një dëmtim në kofshën e djathtë gjatë një miqësore me Vallencia-n, dëmtim që pritet ta mbajë larg Kombëtares për dy sfidat e radhës, në miqësoren kundër Gjibraltarit dhe ndaj Letonisë, në kualifikueset e Botërorit. Baroni shtoi se Ismajli do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera të martën.
Baroni zbuloi gjithashtu se për sfidën e parë, kundër Inter në “San Siro” nuk do të jetë i pranishëm Kristjan Asllani. Nuk ka asnjë mister në këtë pikë, pasi gjithçka ka të bëjë me një marrëveshje xhentëlmenësh mes palëve, Inter, Torino, Asllani, të gjithë kanë rëndë dakord që mesfushori kuqezi të mos luajë kundër ekipit që kishte në pronësi kartonin e tij.

Pas vizitave mjekësore të kryera pak ditë më parë, klubi i Torinos bërë zyrtare këtë të hënë blerjen e Asllanit. Me të ardhmen e tij të vulosur, tifozët kuqezi shpresojnë që Asllani të jetë në formë për takimin kundër Letonisë.
Për dy sfidat e radhës, Sylvinho pritet të vijë me një tjetër risi teksa ka vendosur të ftojë në përfaqësuese sulmuesin e Cesena-s, Cristian Shpendi. Nga Italia e bëjnë fakt të kryer, duke zbuluar se Shpendi ka marrë një ftesë zyrtare për këto dy takime. Sulmuesi kuqezi i ka bërë një nisje me gol edhe sezonit të ri duke bindur më në fund Sylvinho-n t’i jap një shans.
()