Tue, Aug 26, 2025

Tenis/ Nuk ka surpriza në US Open, Alcaraz triumfon lehtësisht ndaj amerikanit Opelka

  • PublishedAugust 26, 2025

Tenis/ Nuk ka surpriza në US Open, Alcaraz triumfon lehtësisht ndaj amerikanit Opelka

Nuk ka surpriza as në raundin e 1/64 të US Open. Në Grand Slam amerikan spanjolli Carlos Alcaraz triumfoi 3 me 0 me sete ndaj amerikanit Opelka, duke mos e vënë asnjëherë në dyshim kualifikimin për në fazën tjetër.

Nr.2 i botës arriti suksesin e radhës në US Open, pasi mposhti Opelkan në një sfidë që zgjati pak më shumë se sa dy orë: 6-4, 7-5, 6-4. Sfidanti i Alcaraz në raundin e 1/32 do të jetë italiani Belluci.

Kalojnë pa probleme ndërkohë raundin edhe Ruud e Rune. Ndërkohë Cobolli arriti të mposhtë bashkombasin e tij Passaro, në një sfidë të gjithën italiane në 5 sete (7-5, 4-6, 6-4, 3-6, 6-3)., në një përballje spetakolare që zgjati 3 h e 42 minuta..Mbrëmjen e sotme ndërkohë do të jetë radha e numrit 1 të botës italianit, Jannick Sinner, që do të sfidojë çekun Kopriva.


AlbaniaWeb.net