Wed, Aug 27, 2025

Finalja e “Love Is Blind: UK”/ Bardha surprizon publikun me vendimin në altar

  • PublishedAugust 27, 2025

Finalja e “Love Is Blind: UK”/ Bardha surprizon publikun me vendimin në altar

Mbrëmja e djeshme shënoi finalen e sezonit të dytë të reality-show “Love Is Blind: UK”, ku publiku priste me padurim vendimet e çifteve në altar. Në qendër të vëmendjes ishte Bardha, konkurrentja shqiptare që gjatë gjithë sezonit u kthye në një nga figurat më të komentuara.

Surpriza më e madhe erdhi në momentin kur ajo zgjodhi të mos i thoshte “po” Jed-it, duke tronditur fansat dhe ndjekësit e programit. Sipas Bardhës, lidhja e tyre kishte ende nevojë për kohë dhe nuk ishte gati të hidhte një hap kaq të madh. “Nuk dua një divorc pas disa vitesh, por një martesë që të zgjasë. Duhet të jem e bindur se po marr vendimin e duhur”, u shpreh ajo, duke marrë reagime të përziera nga audienca.

Gjatë rrugëtimit në emision, Bardha dhe Jed kishin hasur në mospërputhje rreth çështjeve praktike, si ndarja e shpenzimeve, që nxorën në pah dallimet mes qëndrimeve tradicionale të Jed-it dhe karakterit të pavarur të Bardhës. Pikërisht këto tensione ndikuan në vendimin e saj final.

Pas refuzimit, rrjetet sociale shpërthyen me reagime. Në X (ish-Twitter) pati mijëra komente: disa e vlerësuan Bardhën për guximin dhe pjekurinë, ndërsa të tjerë e kritikuan ashpër për vendimin ndaj Jed-it.

E keni ndjekur kete format?