Wed, Aug 27, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom në betejë ligjore! Përse vallë?

  • PublishedAugust 27, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom në betejë ligjore! Përse vallë?

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë përfshirë në një betejë ligjore për blerjen e një shtëpie luksoze në Montecito, Kaliforni, me vlerë 15 milionë dollarë. Pronari i mëparshëm, biznesmeni 85-vjeçar Carl Wescott, themelues i 1-800-Flowers, kërkon anulimin e kontratës së blerjes së pronës, duke pretenduar se nuk ishte në gjendje të nënshkruante marrëveshjen për shkak të një sëmundjeje neurodegjenerative që ka nga viti 2015.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar të martën më 26 gusht përmes Zoom, Perry theksoi se kërkon drejtësi dhe mbrojti të drejtën e saj për pronësinë e shtëpisë. Në maj 2024, ajo fitoi pronësinë e plotë të pronës në Qarkun e Santa Barbara përmes kompanisë DDoveB LLC. Gjykatësi kishte vendosur më parë se Wescott ishte i aftë ligjërisht për të nënshkruar kontratën dhe se kishte qenë i vetëdijshëm për veprimet e tij gjatë procesit.

Katy Perry po kërkon dëmshpërblim mbi pesë milionë dollarë, përfshirë humbjen e të ardhurave nga qiraja e pronës, që prej kur ata filluan ta japin atë me qira në shkurt të këtij viti. Shtëpia luksoze përfshin tetë dhoma gjumi, një pishinë, xhakuzi dhe një shtëpi mysafirësh me pamje nga oqeani. Ndërkohë që çifti u nda në qershor 2025, nuk dihet nëse ata kanë banuar ndonjëherë në këtë pronë pas blerjes.