Taylor Swift thyen një tjetër rekord botëror, këtë herë me një podcast
Taylor Swift ka vendosur një tjetër rekord Guinness, por jo me një album apo koncert, këtë herë me një podcast. Pjesëmarrja e saj për herë të parë në një episod të “New Heights”, i drejtuar nga Jason dhe Travis Kelce, tërhoqi 1.3 milion shikues të njëkohshëm në YouTube më datë 13 gusht, duke vendosur një rekord botëror. Fansat vërejtën me entuziazëm që ky numër përkon me shifrën e preferuar të Swift, 13.
Episodi dy-orësh, që tashmë ka mbi 20 milionë shikime, u bë menjëherë një ngjarje kulturore. Në podcast, Swift zbuloi për herë të parë albumin e saj të 12-të në studio, me titull “The Life of a Showgirl”, që do të publikohet më 3 tetor.
Ky projekt i ri, i frymëzuar nga turneu madhështor Eras Tour, i cili përmban 12 këngë dhe, sipas Taylor Swift, pasqyron “një periudhë të gëzueshme, dramatike dhe elektrike” të jetës së saj.
Travis Kelce, tani i fejuar me këngëtaren, u shpreh: “Është një album i gjallë, shumë pop dhe plot energji pozitive.”
Ky rekord vjen pas suksesit të saj të fundit me albumin “The Tortured Poets Department”, që theu rekorde në Spotify me mbi 313 milion dëgjime në vetëm një ditë.
Taylor, sërish, nuk ndalet.