VIDEO/ Dita e parë si “dem”, Asllani: Ja pse zgjodha numrin 32, një që doja unë ma kishte zënë Ismajli që erdhi para meje
Kristjan Asllani është që nga fillimi i javës edhe zyrtarisht një lojtar i Torinos. Dhe klubi tij i ri ka postuar videon e ditës së parë të tij si futbollist i këtij klubi.
Një ditë që fillonte që me zgjedhjen e numrit të fanellës së re nga Asllani.
“Pse numri 32? Se të gjitha ishin thuajse të zëna. (qesh) Më pëlqente 23 po ishte i zënë. Pastaj edhe 44 e kishte Ismajli. Ndaj mora 32, është e kundërta e 23”, tha duke qeshur mesfushori shqiptar.
Aty shihet se si lojtari kreu vizitat mjekësore, më pas bëri një xhiro në ambientet e stërvitjes dhe të klubit si dhe më pas momentin e firmës së futbollistit në kontratën e re.