Hakmarrje për shkak të videos? Pas shpërthimit me tritol në banesën e Jozit, vjen reagimi i Stresit
Reperi i njohur Stresi ka bërë një postim të dyshimtë në Instagram, i cili po interpretohet si një mesazh me “kunj”. Në një InstaStory, ai publikoi një foto të shoqëruar me shprehjen: “Do korrni atë që mbillni”, të shoqëruar me emoji të shumta.
Ky reagim vjen pas shpërthimit me tritol që ndodhi në shtëpinë e Jozefin Markut, ish banorit të ‘BBVA’ dhe shumë kohë nga publikimi i një videoje të shumëpërfolur, ku shfaqej një moment mes Jozit dhe tij, ku ai e detyroi atë ta puthte. Për këtë arsye, fansat po e lexojnë mesazhin si një përgjigje apo sulm të tërthortë ndaj Jozit.
Megjithatë, Stresi nuk ka dhënë asnjë shpjegim të drejtpërdrejtë, duke lënë hapësirë për interpretime dhe debate në rrjet.
![]()
Kujtojmë se pak javë më parë, në TikTok qarkulloi një video e Stresit me Jozin ky ai e pyet:
‘Çka i ke çunat e Fushë Krujës?’.
‘Vëllezër’, shprehet Stresi ndaj të cilit vjen edhe një kërkesë.
‘Më puth’, dëgjohet duke i thënë Jozi, kërkesë të cilën ai e plotëson menjëherë. Ky moment u komentua në rrjet si formë presioni nga ana e Jozit, pas komenteve që Stresi ka bërë për të. Madje, u aludua se Jozi e kishte dhunuar, e pas ngjarjes, filmoi atë video.
