Thu, Aug 28, 2025

Shorti i UEFA Champions League, ndeshje “zjarr” që në fazën e ligës

  • PublishedAugust 28, 2025

Shorti i UEFA Champions League, ndeshje “zjarr” që në fazën e ligës

Këtë të enjte pasdite në Monaco u hodh shorti i fazës së ligës në Champions League.

36 ekipet në këtë fazë janë ndarë në katër vazo bazuar në pozicionin e tyre në renditjen kontinentale. Çdo klub do të përballet me dy kundërshtarë nga secila vazo, duke luajtur përkatësisht një ndeshje në shtëpi dhe një ndeshje jashtë fushe.  Ekzaktësisht, çdo skuadër do ketë 8 kundërshtarë të ndryshëm.

Bayern Munich do të sfidojë ekipe si Chelsea, PSG, Club Brugge, Arsenal, Sporting, PSV, Union SG e Pafos.

Chelsea mat forcat me ekipe si Barcelona, ​​Bayern Munich, Benfica, Atalanta, Ajax, Napoli, Pafos, Qarabag.

Gjigandët e Realit ndeshen me Manchester City, Liverpool, Juventus, Benfica, Marseille, Olympiacos, Monaco, Kairat Almaty.

Interi synon të bëjë mirë ndaj rivalëve si Liverpool, Borussia Dortmund, Arsenal, Atletico Madrid, Slavia Pragë, Ajax, Kairat Almaty, Union SG.

Borussia Dortmund gjen kundërshtarë si Inter, Manchester City, Real Madrid, Juventus, Bodo Glimt, Tottenham, Athletic Bilbao, Kopenhagen.

Liverpool “peshkon”  Real Madrid, Inter, Atletico Madrid, Eintracht Frankfurt, PSV, Marseille, Qarabag, Galatasaray.

Vëmendja është edhe te Barcelona, që do përballer me PSG, Chelsea, Eintracht Brugge, Olympiacos, Slavia Prague, Kopenhagen dhe Newcastle.

PSG vjen si kampione në fuqi dhe do kërkojë të përsërisë suksesin. Parisienët fillimisht duhet të kalojnë pengesa si Bayern Munich, Barcelonë, Atalanta, Bayer Leverkusen, Tottenham, Sporting Lisbon, Newcastle dhe Athletic Bilbao.

Borussia Dortmund, Real Madrid, Bayer Leverkusen, Villarreal, Napoli, Bodo Glimt, Galatasaray e Monaco janë kundërshtarët e Cityt në fazën e Ligës.

Kujtojmë se nuk do të jetë e mundur të luhen ndeshje kundër ekipeve nga i njëjti vend. Vlen të theksojmë se tetë ekipet e para avancojnë, tetë ekipet e fundit eliminohen dhe pjesa tjetër shkon në play-off. E veçanta e këtij viti ështe nuk do ketë çifte top për top, por një buton në softuer do të çiftëzojë kundërshtarët e kështu me radhë.

Ndarja e skuadrave në vazo

Vazo 1: PSG, Real Madrid, Man. City, Bayern, Liverpool, Inter, Chelsea, Dortmund, Barcelona.

Vazo 2: Arsenal, Bayer Leverkusen, Atlético Madrid, Benfica, Atalanta, Villarreal, Juventus, Eintracht Frankfurt, Brugge.

Vazo 3: Tottenham, PSV, Ajax, Napoli, Sporting, Olympiacos, Slavia Pragë, Bodø/Glimt, Marseille.

Vazo 4: Copenhagen, Monaco, Galatasaray, Union SG, Qarabağ, Athletic Bilbao, Newcastle, Pafos, Kairat.


AlbaniaWeb.net