Paraqitja mbresëlënëse e George dhe Amal Clooney në Festivalin e Filmit në Venecia
George dhe Amal Clooney bënë një paraqitje unike në premierën e filmit “Jay Kelly” në Festivalin e Filmit në Venecia, duke lënë në hije problemin shëndetësor që i lindi aktorit ditët e mëparshme.
Aktori dukej se ishte me humor të mirë dhe kaloi rreth 20 minuta duke u dhënë autografe fansave të tij. Megjithatë, ai u pa duke mbajtur qafën dhe duke bërë një ndalesë për t’i shpjeguar turmës: “Nuk mund të flas”.
Krijimi vintage i zgjedhur nga Amal Clooney
Ndërkohë, Amal Clooney zgjodhi një krijim vintage në ngjyrë fuksie të ndezur nga Jean-Louis Scherrer për të shoqëruar bashkëshortin e saj në premierë. I bërë nga tafta, me një rresht kopsash përpara, shumë palosje dhe një bisht dramatik, dizajni vjen nga koleksioni i vjeshtës 1995 i shtëpisë.
Ajo e kompletoi pamjen e saj me sandale Aquazzura, një çantë dore të artë Jimmy Choo dhe vathë tërheqës.
![]()
Clooney ka sinusit
Duhet theksuar se pak më parë, Clooney mungonte në konferencën për shtyp për filmin e tij të ri.
“Fatkeqësisht, George ka një infeksion të sinuseve dhe, sipas urdhrit të mjekut, i është dashur të kufizojë aktivitetet e tij”, tha përfaqësuesi i tij për revistën People.
Kur u pyet për këtë çështje, Bobak komentoi me humor, “edhe yjet e filmit sëmuren“, përpara se Laura Dern të shtonte, “George është aq i shkatërruar sa nuk mund të jetë këtu. Ai na dha një performancë kaq të vërtetë dhe të fuqishme saqë të gjithë u ndiem të bekuar që punuam me të.”
