Marrëveshje mes palëve, Zhegrova do transferohet te Juventusi
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Edon Zhegrova do të largohet nga Lille për të kaluar në radhët e Juventusit.
“Zonja e Vjetër” do të paguaj rreth 20/25 milionë euro për kartonin e sulmuesit të Lilës. Zhegrova ka kohë që ka arritur marrëveshje personale me Juven. Shqiptari i Kosovës, për shkak të një lëndimi nuk ka luajtur prej dhjetorit të vitit të kaluar.
26-vjeçari me francezët e Lilë ka zhvilluar 107 ndeshje ku ka kontribuar me 26 gola dhe 18 asistime. Kontrata i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.