Gruda “zhyt” në krizë Man.City, Guardiola: Harruam të luanim futboll (VIDEO)
2 humbje në 3 ndeshje në Premier League, janë shifra që flasin qartë për një krizë të thellë të Man.City, ose më saktë, është vijimi i një periudhe të vështirë e mbartur nga sezoni i fundit. “Kura” Guardioa nuk ka më asnjë efekt, me “qytetarët” që kanë humbur prej kohësh stofin e një ekipi favorit.
Disfata e radhës erdhi përballë Brighton, për më tepër një humbje me përmbysje 2-1 pasi ishin të parët që kaluan në avantazh me Erling Haaland në minutën e 34-ët.
Historia e këtij takimi ndryshoi totalisht në fraksionin e dytë, ku fillimisht ishte James Milner që konvertoi në gol një penallti duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 67-të. Brighton nuk u mjaftuan me kaq, por në minutën e 89-të, sulmuesi me origjinë shqiptare, Brajan Gruda finalizoi plot klas një kundërsulm të shpejtë duke hedhur në “tapet” Man.City.
Nuk mjaftoi as rikthimi i Rodrit si titullar për të shpëtuar “qytetarët”, me fituesin e “Topit të Artë” në fuqi që pranoi se nuk është Messi, nuk është i aftë të fitojë i vetëm një takim. Ndërkohë, Pep Guardiola pranoi pas ndeshjes se ekipi i tij luajti vetëm për një orë:
“Ishim shkëlqyeshëm për rreth një orë, por pas golit të pësuar harruam të luanim futboll”, u shpreh Guardiola.
()