Mon, Sep 1, 2025

LIVE MERKATO/ Nga Zhegrova tek Isak e Donnarumma, ja lëvizjet në orët e fundit

  • PublishedSeptember 1, 2025

LIVE MERKATO/ Nga Zhegrova tek Isak e Donnarumma, ja lëvizjet në orët e fundit

Edon Zhegrova është zyrtarisht një lojtar i Juventusit. Lëvizja e bujshme e futbollistit shqiptar tek skuadra më e titulluar në Itali është konkretizuar më në fund të dielën pasdite. “Zonja e Vjetër” do të paguajë afro 22 mln euro tek francezët e Lillë për të siguruar shërbimet e sulmuesit dardan, i cili do të nis aventurën e tij të re në futbollin italian. Zhegrova mbërriti mbrëmjen e së dielës në Torino, ndera e hëna do të jetë dita e kryerjes së vizitave mjekësore dhe e hedhjes së firmës në kontratë. Zhegrova pritet të firmosë deri në 2030, ku do të përfitojë 2.5 mln euro në sezon.

Por Juventus nuk ndalet me kaq. Krahas Zhegrovës bardhezinjtë kanë gjetur akordin me gjermanët e Leipzig për Luis Opendën. 5 mln euro paguan torinezët për huazim me të drejtë blerje për 35 mln euro në fund të sezonit. Ndërkohë Milan ka gjetur akrodin me Rabiot që pritet të vishet kuqezi, ndërsa fare pranë është edhe Joe Gomez nga Liverpool. Lëvizje të mirëstudiuara nga Igli Tare që arrin kështu të plotësojë kërkesat e teknikut Max Allegri.

Ndërkohë rekord i ri i vendosur në Premier League. Alexander Isak ka firmosur me Liverpool për një shifër rekord prej 150 mln eurove. Suedezi largohet nga Newcastle në atë që mund të konsiderohet si blerja e viti me “The Reds” që forcojnë ndeshëm skuadrën me qëllim për të mbrojtur titullin në Premier League.

Ndërkohë mund të konsiderohet zyrtare edhe transferimi i Gigio Donnarumas tek Manchester City. Portieri i kombëtares azzurre pas prishjes së marrëveshjes me kampionët e Evropës, PSG ka gjetur akordin për tu transferuar në ishull, tek anglezët e Manchester City.


AlbaniaWeb.net