Mevlan Shaba përfshihet në aksident rrugor, ja si është gjendja e tij shëndetësore
Mevlan Shaba, ish banor i “Big Brother VIP Kosova” dhe i show-t, ‘Përputhen’, ka alarmuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale pas një incidenti të papritur. Ai ka njoftuar se ka qenë i përfshirë në një aksident rrugor.
Lajmin e bëri të ditur përmes një videoje të publikuar në Instagram Story, ku Mevlani shfaqet në makinë menjëherë pas aksidentit. Në një tentativë për të lehtësuar situatën, ai shkruan sipër pamjeve; “Kush na ka mallku?”
Fatmirësisht, edhe pse aksidenti ka shkaktuar dëme të dukshme materiale në automjetin e tij, Mevlani ka konfirmuar se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar lëndime. Për aksidentin nuk dihen më shumë detaje, se kush ishte fajtori e se nëse janë bërë arrestime apo ndalime nga ana e policisë.
Kujtojmë se Mevlani është bërë baba për herë të parë para pak muajsh. Ai ka një vajzë me partneren, e cila e surprizoi teksa ishte brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Kosova’.
Lidhja e Mevlanit dhe Livias ishte një ndër më të komentuarat muaj më parë pasi kjo e fundit, teksa ishte pjesë e ‘Big Brother VIP Albania’, pranoi se ende e do, por tregoi edhe ndarjen e tyre, prapaskenat dhe të gjithë historinë e tyre.