“Nuk kuptova asnjë fjalë, por e dashurova vibe-in”- Ky është rap-i kinez që po çmend Tik Tok-un
Nëse të ka rënë në sy ndonjë video në TikTok me ritme të forta kineze dhe një vibe krejt ndryshe nga ato që jemi mësuar, atëherë ke hasur patjetër me “Stacks from All Sides”·
“Karma Code” është kthyer në një fenomen global, me miliona shikime, meme qesharake dhe debate pafund. Dhe e gjitha kjo sepse rap-i përzien kulturën tradicionale të Kinës me një mesazh të fuqishëm mbi karmën dhe pasojat e jetës moderne.
Kush qëndron pas këtij hiti që po thyen rrjetin?
Raperi SKAI ISYOURGOD, emri i vërtetë Chen Xukai, është një artist kinez nga Huizhou (Guangdong), i lindur në vitin 1998. Ai ka fituar shumë popullaritet duke miksuar rap-in stil Memphis me elementë të kulturës tradicionale jugore kineze.
Në gusht 2024, ai publikoi albumin e dytë me titull “Stacks from All Sides” (八方來財), në të cilin përfshihen këngët virale: “Stack from All Sides”, “Karma Code” (因果), dhe “Blueprint Supreme”
Pse kjo këngë është bërë virale?
Kënga ka arritur deri tani 29 milionë views në YouTube në versionin zyrtar.
Në Tik-Tok, përdoruesit kanë përdorur këtë këngë në klipet e tyre dhe meme, madje edhe një version humoristik me qen që “këndojnë” në kinezisht ka arritur mbi 10 milionë shikime
Tematika & Mesazhi
Në gjysmën e parë të albumit, kënga “Stack from All Sides” pasqyron kulturën e ambicies materiale: dëshira për pasuri të shpejtë, status dhe simbolika lokale si tabonat e makina (targa të bardha dhe të verdha në Guangdong/Hong Kong)
Në “Karma Code” (“因果”), protagonisti përballet me pasojat morale të veprimeve të tij: një konflikt midis zemirës së tij dhe presionit për sukses, ndërsa zoti i kujton rëndësinë e mëshirës .
Detaje:
Historia e treguar në gjysmën e parë të videoklipit nuk ka të bëjë me një biznes të ligjshëm. Protagonisti, që mban syze dielli, ngrihet nga ‘varfëria’ përmes një kombinimi të bixhozit të paligjshëm dhe fajdes. Megjithatë, ai mundohet nga frika se paraja e shpejtë do të zhduket po aq shpejt sa erdhi, ndaj i drejtohet zotave për mbrojtje, çka paraqitet në skenat e lutjeve.
Gjysma e dytë e videoklipit përfaqëson makthin e tij. Ai gjykohet nga zotat për mëkatet e veta. Brenda vetes, ai e di se çfarë bëri ishte e gabuar, është një shpërblim karmik, megjithatë sërish përpiqet të hedhë fajin mbi zotat, duke pretenduar se qielli e detyroi ta bënte. Kjo tregon qartë se nuk ishte i shtyrë nga një besim i vërtetë, por nga një arsyetim për interes. Siç thotë një shprehje e njohur në Kinë: “Ai nuk është i penduar sepse e di që është gabim, ai është thjesht i frikësuar.”
Kjo këngë është e mbushur me elementë të kulturës së Lingnan-it (Guangdongu Jugor) dhe e meriton plotësisht të quhet një klasik.
Ndërkohë që reperët e zakonshëm shfaqin pasurinë e tyre, ai këndon për të na ftuar të bashkohemi e të bëhemi të pasur.
Fjalori i përdorur në këtë këngë është i jashtëzakonshëm. Ndërkohë që këngët moderne po anojnë gjithnjë e më shumë drejt përdorimit të fjalorit të stërholluar dhe teksteve me rimë, kjo këngë bie në sy duke bërë të kundërtën. Ajo përdor një ritëm të fortë në sfond të kombinuar me gjuhë shumë të përditshme për të treguar një histori satirike mbi kulturën e bixhozit.
“Këto tekste janë një kryevepër. Më vjen keq për ata që nuk e flasin kinezisht. Për më tepër, këto vargje janë shumë të vështira për t’u përkthyer, pasi përmbajnë dialekte të shumta, referenca të lashta letrare dhe tema budiste.”- shprehet një komentues në rrjet.
Po ju lëmë më poshtë këngën, ta shijoni vetë: