Mon, Sep 1, 2025

Nuk u grumbullua nga Ancelotti, Neymar: Zgjedhje teknike dhe jo për dëmtim

  • PublishedSeptember 1, 2025

Nuk u grumbullua nga Ancelotti, Neymar: Zgjedhje teknike dhe jo për dëmtim

Neymar nuk u ftua nga Brazili për sfidat ndaj Kilit dhe Bolivisë, në ndeshjet e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Sulmuesi i njohur, ka dhënë mendimin e tij për këtë vendim të trajnerit Ancelotti.

“Kisha një muskul të irrituar, por nuk ishte asgjë serioze. Unë madje edhe luajta sot.

Përballë Bahia-s nuk do të luaja pasi isha pezulluar dhe skuadra ime më dha leje të mos paraqitesha në stërvitje kështu të rikuperohesha plotësisht.

Mendoj se jam jashtë kombëtares për shkak të zgjedhjes teknike të bërë nga trajneri dhe jo për shkak të problemeve të mia fizike”- tha ai.


AlbaniaWeb.net