Zyrtare/ Liverpool afron Isak, goditje e madhe e The Reds
Fund i lumtur për telenovelën Isak. Klubi i Liverpool ka siguruar firmën e sulmuesit suedez, i cili vjen nga radhët e Newcastle.
Ky operacion i ka kushtuar arkave të kampionëve të Anglisë plot 125 milion paund, ndërsa transferimi i tij ka qënë dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Slot.
“Ka qenë një udhëtim i gjatë për të arritur deri këtu. Por jam i emocionuar që jam pjesë e kësaj skuadre, këtij klubi dhe gjithçkaje që ai përfaqëson. Është diçka për të cilën jam krenar dhe mezi pres të filloj”- tha Isak.