Tue, Sep 2, 2025

Zyrtare/ Donnarumma në Manchester, City prezanton portierin

  • PublishedSeptember 2, 2025

Zyrtare/ Donnarumma në Manchester, City prezanton portierin

Pas largimit nga PSG, Donnarumma ka kaluar në radhët e Manchester Cityt. Klubi nga Manchesteri ka bërë me dije se portieri ka firmosur për 5 vite.

“Manchester City e ka nderin të njoftoj për transferimin e Gianluigi Donnarumma nga Paris Saint-Germain. Portieri italian, 26 vjeç, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, e cila do ta shohë atë duke qëndruar në Etihad Stadium deri në verën e vitit 2030. Gjatë karrierës së jashtëzakonshme, italiani e ka fituar një reputacion si njëri prej portierëve më të mirë në futbollin evropian. I gjatë, imponues dhe komandues, me 195 centimetrat e tij, Donnarumma arrin në Etihad i fortë dhe me një eksperiencë të nivelit elitar”, njofton Man City.


AlbaniaWeb.net