Ceferin kërkon të bëjë paqe me Real-in dhe Barça-n: Janë të mirëpritura të rikthehen, Superliga do ta shkatërronte futbollin
Aleksandër Ceferin i hap dyert sërish Realit dhe Barcelonës. Pas një ftohje të raporteve mes qeverisë së futbollit evropian dhe dy nga klubet më të mëdha të kontinentit, kësaj radhe për të qetësuar raportin e vështirë të krijuar mes palëve ka menduar vetë nr.1 i Uefas, Ceferin. Projekti për krijimin e Super Ligës nga Perez dhe i përqafuar nga disa prej klubeve të mëdha të kontinentit mbeti vetëm në letër, ndërsa Uefa nuk ngurroi të ndërronte duke nisur nga sezoni i kaluar edhe formatin e Uefa Champions League, duke shtuar numrin e skuadrave pjesëmarrëse e duke shbërë fazën e grupeve e duke e zëvendësuar atë me fazën e ligës. Një format i ri që për shumëkënd, UEFA e ka aplikuar pikërish për t’iu kundërvënë projektit të Super Ligës që kërkoi të bënte Fiorentino Perez.
Megjithatë vetë nr.1 i Uefas në një intervistë të dhënë sqaron se kjo gjë i përket të shkuarës, ndërsa Real dhe Barcelona janë të mirëpritura ti bashkohen familjes evropiane:
“Real Madrid dhe Barcelona janë gjithmonë të mirëpritura të rikthehen në familjen e futbollit evropian aty ku ata i përkasin. Formati i Champions League nuk do të ndryshojë. Super Liga? Mendoj se nëse do të aplikohej, do ta shkatërronte futbollin, ky është opinioni im i sinqertë”, mbylli fjalën e tij Alexander Ceferin, duke treguar edhe njëherë tjetë qëndrimin e palëkundur të institucionit që ai drejton sa i takon ndryshimeve në organizimin e kompeticioneve evropiane për klube.