Wed, Sep 3, 2025

Juve të fut “frikën”, në Itali “pagëzojnë” ekipin e Tudor: Favorit për titull

  • PublishedSeptember 3, 2025

Juve të fut “frikën”, në Itali “pagëzojnë” ekipin e Tudor: Favorit për titull

Deri në ditën e fundit të merkatos, Igor Tudor shpresonte të kishte në dispozicion sërish Kolo Muanin, por në pamundësi për të shitur Vlahovic, francezi përfundoi në Londër, te Tottenham. Është e qartë se Tudor nuk ka një simpati për Vlahovic, nuk e dëshironte në Torino, por sulmuesi serb vendosi të qëndronte, duke u kthyer në një shqetësim edhe më të madh pasi në fund të këtij sezoni mund të largohet falas. Pavarësisht këtij fakti, Vlahovic është kthyer në një super rezervë, në një kohë kur ka shënuar 2 gola në 2 ndeshjet e para të Serie A, i hedhur në fushë gjithnjë si zëvendësues.

Nuk mund të thuhet se Todur është mërzitur për këtë fakt, që nuk arriti të kishte nën urdhra Kolo Muanin, kjo pasi drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” u kujdesën t’i dhuronin jo një për dy sulmues të tjerë, Zhegrova dhe Openda.

Në vetëm 24 orë, Juve shpenzoi afro 64 milionë euro duke i vendosur në dispozicion trajnerit një sulm ëndrrash. Për këtë sezon të ri, Tudor ka jo pak por 6 sulmues, Vlahovic, Conceicao, Yildiz, Davied, Zhegrova dhe Openda:

Corriere
Corriere

“Një sulm me 493 gola. Juve të fut frikën. Tudor, 6 karta për të dominuar kampionatin”, shkruan Corriere dello Sport. Pas një merkato verë të fuqishme, Juve shihet si kandidat favorit për titullin në Serie A, për më tepër që i kanë bërë një start perfekt me 2 fitore në 2 ndeshjet e para.

()


AlbaniaWeb.net