Premier League, “mbretëresha” e merkatos, Anglia shpenzon shifra të “frikshme”
Kjo merkato vere, mbi të gjitha në Angli, ishte një “çmenduri” e vërtetë, blerja pafund dhe shifra rekord. BBC ka bërë një bilanc total të merkatos duke nxjerr në pah shifra që kalojnë logjikën. Vetëm këtë verë, Premier League ka investuar afro 3,5 miliardë euro në blerjen e lojtarëve. Krahasuar me një vit më parë, ekipet angleze kanë investuar 1 miliardë e 960 milionë euro më shumë.
Gjithnjë sipas BBC, Premier League ka investuar më shumë se katër kampionët e tjera elitare të marra së bashku, Serie A, La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1. Gjatë kësaj vere, ekipet angleze kanë blerë 154 lojtarë.
Liverpool është ekipi që ka investuar më shumë duke vendosur dhe një rekord të ri në tregun e transferimeve në ishull. Të kuqtë investuan 150 milionë euro për të blerë Alexandar Isak nga Newcastle, me sulmuesin suedez që shndërrohet në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Premier League, blerja e tretë më e shtrenjtë në botë.
Këto shifra tregojnë edhe një herë se Anglia mbetet forca kryesore e futbollit në Evropë, Liga më e fortë jo vetëm në aspektin sportiv.
()