Wed, Sep 3, 2025

Sara feston ditëlindjen, Bardhi i bën dedikimin romantik, reagon moderatorja: Gjithçka ok deri tek…

  • PublishedSeptember 3, 2025

Sara feston ditëlindjen, Bardhi i bën dedikimin romantik, reagon moderatorja: Gjithçka ok deri tek…

Këngëtari i njohur Bardh Idrizi ka uruar partneren e tij, Sara Gjordenin, për ditëlindje me një mesazh të ëmbël dhe të ndjerë në rrjetet sociale.

Nëpërmjet një postimi të bërë në llogarinë personale të Instagramit, këngëtari shkroi:

“Happy birthday my wife. Gjithmonë i bekum që e kam dikon si ti shok t’jetes. Fjalët janë të vogla kur vjen puna te ti, m’ke beku me gjithçka që i kam kërkuar Zotit!”

Mesazhi i Bardhit shprehte falenderimin dhe dashurinë për partneren, duke theksuar se sa shumë rëndësi ka ajo në jetën e tij. Ai gjithashtu shtoi një dëshirë për të ardhmen në urim: “Ditëlindjen tjeter ishalla bohet Nea me vlla”.

Pas këtij urimi ka ardhur një reagim nga vetë Sara Gjordeni e cila e ka shpërndarë urimin e partnerit të saj dhe siç duket me pak humor shkruan: Gjithçka ok deri tek pjesa e fundit e fjalisë.

Ndoshta ditëlindjen tjetër Sara Gjordeni do të festojë me një tjetër gëzim në familje, ndoshta me fëmijë apo surpriza të tjera, megjithatë kjo mbetet për t’u parë, deri më tani është thjesht një dëshirë e Bardhit.

Çifti, i njohur në reality show-n e njohur “BBVA”, duket i lumtur dhe i gatshëm të vazhdojë kapitujt e rinj së bashku.