Wed, Sep 3, 2025

Tatuazhi i ri i Kate Cassidy, një kujtim i përjetshëm për Liam Payne

  • PublishedSeptember 3, 2025

Tatuazhi i ri i Kate Cassidy, një kujtim i përjetshëm për Liam Payne

Kate Cassidy ka përkujtuar Liam Payne me një tatuazh të ri trëndafili, të ngjashëm me atë që këngëtari kishte në qafë. Përmes një videoje të ndarë në rrjete sociale, ajo tregoi dizajnin dhe vendosi si përshkrim vetëm një emoji trëndafili, si tribut për të dashurin e saj.

Screenshot

Ky nuk është tatuazhi i parë i bërë në kujtim të Payne. Dy muaj pas vdekjes së tij, Cassidy realizoi krahë engjëlli në gishtin e mesëm dhe të madh. Ajo shihet shpesh pranë qenit të tyre, Nala, që e kishin adoptuar bashkë.

Liam Payne humbi jetën më 26 tetor 2024 pas një rënieje fatale nga hoteli CasaSur Palermo në Buenos Aires. Ekspertiza zbuloi dëmtime të rënda në organe si pasojë e rënies dhe prani lëndësh narkotike në organizëm.

Cassidy vazhdon ta kujtojë artistin me dedikime prekëse. “Liam, engjëlli im. Do të të dua për gjithë jetën,” shkroi ajo. Në 32-vjetorin e lindjes së tij më 29 gusht, ajo i përgatiti një tortë me qirinj, duke shtuar: “Gëzuar ditëlindjen Liam, e di që ende pëlqen ëmbëlsirat në parajsë.”

Përmes tatuazheve dhe kujtimeve të përditshme, ajo ruan gjallë lidhjen me këngëtarin. Për fansat, gjestet e saj janë një dëshmi e dashurisë që vazhdon edhe pas humbjes.