Wed, Sep 3, 2025

Vivian Wilson, vajza transgjinore e Elon Musk, flet për jetën e saj larg hijes së miliarderit

  • PublishedSeptember 3, 2025

Vivian Wilson, vajza transgjinore e Elon Musk, flet për jetën e saj larg hijes së miliarderit

Vivian Wilson, vajza transgjinore e sipërmarrësit të njohur Elon Musk, ka dhënë një intervistë për The Cut, ku rrëfen jetën e saj të përditshme, marrëdhënien e komplikuar me familjen dhe sfidat që ka kaluar pas tranzicionit gjinor.

Në darkën e zhvilluar me gazetaren, Vivian tregon me humor sesi përpiqet të provojë ushqime të reja, ndan pasionin për K-pop, lojërat kompjuterike dhe pranon se shpesh i shteron “bateria sociale”. Ajo jeton thjesht, me tre shokë shtëpie në Los Anxhelos, dhe thotë se pavarësisht mbiemrit të njohur, nuk ka luksin financiar që njerëzit imagjinojnë.

Në vitin 2022, Vivian u bë e njohur botërisht pasi kërkoi të hiqte mbiemrin Musk, duke theksuar se nuk donte të ishte e lidhur me të atin. Marrëdhënia e tyre është ndërprerë plotësisht dhe kritikat e Elon Musk ndaj “woke” u lidhën shpesh me vendimin e vajzës së tij. Vivian nuk heziton ta quajë babain “narcisist” dhe pranon se shpërthimi publik ndaj tij i solli lehtësim, por gjithashtu e ekspozoi ndaj sulmeve të shumta online.

Sot, ajo mundohet të ndërtojë një identitet të vetin. Ka provuar modelingun, ka debutuar në skenën drag dhe e sheh këtë si një hap të rëndësishëm për vetëpranimin. “Kam luftuar shumë për t’u parë si një person i zakonshëm. Dhe më mungon kjo,” thotë Vivian, ndërsa shton se fama, me gjithë vështirësitë, i ka sjellë mundësi të reja dhe të ardhura.