Zhegrova te Juve, Cassano: Transferimi më i mirë i merkatos në Itali
Edon Zhegrova ishte afrimi i fundit i Juventusit më merkaton e verës. Ish-lojtari i njohur, Antonio Cassano e ka cilësuar këtë transferim si më të mirin në Itali.
“Transferimi më i mirë në tregun e merkatos në Itali sipas mendimit tim, është Edon Zhegrova te Juventusi.
Ai është një lojtar me personalitet, i cili më pëlqen shumë. Ai ka cilësi dhe mendoj se do të bëjë gjëra të mëdha”, ishin fjalët e Cassanos.