Kandidat për “Topin e Artë”, Yamal nuk fshihet: Do ishte fantastike. Spanja? Mund të fitojmë Botërorin
Lamine Yamal, ylli i Barcelonës dhe Spanjës, është një nga kandidatët favorit për të fituar “Topin e Artë” këtë sezon. Nga grumbullimi me përfaqësuesen iberike, në prag të dy takimeve kundër Bullgarisë dhe Turqisë, Yamal nuk fshihet, por e pranon se “Topi i Artë” për të është një objektiv, ashtu si triumfi në Champions League me Barcelonës:
“Të fitoj Champions me Barcelonës do të ishte diçka fantastike. Njëkohësisht, të gjithë lojtarët dëshirojnë të fitojnë Topin e Artë. Të isha pjesë e listës së lojtarëve të nominuar që në moshën 18-vjeçare ishte një kënaqësi, të gjithë dëshirojnë të fitojnë Topin e Artë, kush thotë të kundërtën, gënjen”, u shpreh Yamal duke u ndalur më pas në një koment rreth ekipit përfaqësues:
“Kemi një skuadër të aftë për të fituar Botërorin, gjithçka do të varet nga përqendrimi ynë. I jam shumë mirënjohës trajnerit De la Fuente, ai më mbron gjithnjë, zgjedh gjithnjë fjalët e duhura”, shtoi Yamal.
()