Ndau djalin e saj me Hande-n? Thyen heshtjen nëna e Hakan
Spekulimet për fundin e romancës mes aktores së njohur turke Hande Erçel dhe biznesmenit Hakan Sabanci kanë marrë fund. Pas javësh zërash dhe lajmesh jozyrtare, nëna e Hakanit, Arzu Sabanci, ka folur hapur duke i dhënë fund dilemes.
“Nuk kemi ndërhyrë kurrë në jetën private të djalit tonë. Vendimi i ndarjes ishte i tyre dhe vetëm i tyre,” deklaroi ajo në një koment që është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale. Ky reagim u interpretua menjëherë si konfirmimi i parë publik për ndarjen e çiftit.
Çifti kishte zgjedhur të mos bënte asnjë koment për thashethemet që qarkullonin prej kohësh, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut. Megjithatë, një postim i mëhershëm i Arzu Sabancit në Instagram kishte ndezur dyshime për tensione. “Injoranca është si gjumi, reagimi i parë është zemërim,” kishte shkruar ajo, fjalë që shumë i panë si një mesazh i tërthortë ndaj Erçelit.
Në Turqi, mediat dhe fansat janë të ndarë për këtë zhvillim. Një pjesë mendojnë se deklarata e nënës synon të mbrojë imazhin e familjes Sabanci, ndërsa të tjerë e shohin si një shpjegim të sinqertë të ndarjes.
Historia e dashurisë mes Hande Erçel dhe Hakan Sabancit, e cila dikur përshkruhej si një lidhje përrallore që bashkonte botën e artit me atë të biznesit, sot është kthyer në një nga temat më të diskutuara të showbiz-it turk, duke e bërë publikun të ndjekë me vëmendje zhvillimet e saj, kësaj here, larg ekranit.