Thu, Sep 4, 2025

“Ndeshje e vështirë”, Sylvinho pas sfidës me Gjibraltarin: Tani të mendojmë për Letoninë, koha të tregojmë forcën

  • PublishedSeptember 4, 2025

“Ndeshje e vështirë”, Sylvinho pas sfidës me Gjibraltarin: Tani të mendojmë për Letoninë, koha të tregojmë forcën

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho analizoi fitoren 1-0 ndaj Gjibraltarit në miqësore.

“Një ndeshje e vështirë. E kam thënë që është gjithmonë e vështirë të përgatitësh një miqësore para një ndeshje të rëndësishme zyrtare siç është Letonia. Është shumë e vështirë. Por ata kanë bërë shumë mirë, 3-4 lojtarë të rinj, që luajnë për herë të parë nga fillimi me ne. Kanë bërë shumë mirë, nuk është e thjeshtë për ta. Mua më kujtohet që në përfaqësuesen e Brazilit, kur debutova, nuk më ka zënë gjumi natën. Jam i lumtur për ta. Edhe për të tjerët. Kemi bërë një paraqitje të mirë, në një ndeshje të vështirë, nuk ishte e thjeshtë.

Kemi bërë diçka të rëndësishme, kemi parë ndonjë lëvizje, por kaq, është gjithçka ende e hapur. Kemi 3-4 ditë stërvitje të mira për të përgatitur shumë mirë një ndeshje shumë të rëndësishme për ne si ajo me Letoninë në shtëpi. Do punojmë në ditët në vijim dhe është çdo gjë e hapur.

Kemi bërë 3-4 ditë në këtë grumbullim, kemi parë se është një ambient shumë i mirë mes nesh. Do kthehemi në Tiranë nesër dhe të presim publikun tonë, që të mund të na japë një shtysë të mirë se është një ndeshje e rëndësishme për ne. Duhet të japim gjithçka në fushë, ajo që duam ne është një atmosferë e mirë mes të gjithë nesh, edhe futbollistëve”- tha ai.


AlbaniaWeb.net