Ndryshime në formacionin kuqezi, titullarët ndaj Gjibraltarit
Shqipëria do të përballet me Gjibraltarin në orën 18.00, në ndeshjen e parë miqësore mes dy vendeve. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me të dy trajnerët që kanë vendosur për titullarët.
Ashtu siç pritej, trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka bërë disa ndryshime. Kujtojmë se pas disa ditësh, Shqipëria do sfidojë Letoninë në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.
Shqipëria: Dajsinani, Aliji, Kumbulla, Kacurri, Hysaj, Pajaziti, Berisha, Bajrami, Broja, Asani, Daku.
Gjibraltari: Banda, Jolley, Torrilla, Lopes, McClafferty, Scanlon, Valarino, Pozo, Richards, Del Rio, De Barr.
(J.S/)