Thu, Sep 4, 2025

US Open/ Sinner mund lehtësisht Musettin, në gjysmëfinale e pret Felix Auger-Aliassime

  • PublishedSeptember 4, 2025

US Open/ Sinner mund lehtësisht Musettin, në gjysmëfinale e pret Felix Auger-Aliassime

Jannik Sinner fiton derbin italian në çerekfinalet e US Open 2025: numri një në botë mposhti Lorenzo Musettin 3-0 në një sfidë, që zgjati 2 orë.

Sinner dominoi setin e parë (6-1), kontrolloi të dytin (6-4) dhe dha goditjen vendimtare në të tretin (6-2). Toskani luftoi, por kjo nuk mjaftoi. Musetti ishte i pamundur ti bënte ballë numrit 1 të botës, që shihet qartësisht se edhe në turneun amerikan vjen me objektivin e qartë për të ngritur lart trofeun.

Në gjysmëfinale Sinner do të ndeshet me Felix Auger-Aliassime, që triumfoi në çerekfinalen tjetër të zhvilluar të mërkurën në mbrëmje përballë de Minaur. Kanadezi triumfoi ndaj australianit 3-1 me sete, pavarësisht se ishte De Mianur që vinte pak më i favorizuar në këtë përballje.

De Mianur e nisi shumë mire sfidën në setin e parë teksa fitoi 4 me 6. Më pas erdhi përmbysja e madhe e tenistit kanadezm që arritit të fitojë 3 sete radhazi me shifrat 7-6; 7-5 dhe 7-6, për të siguruar kalimin në fazën gjysmëfinale. Kujtojmë që në gjysmëfinalen tjetër Djokovic do të sfidojë Alcaraz. Të dyja gjysmëfinalet e US Open do të zhvillohen të premten në orën 21 me orën evropiane.


AlbaniaWeb.net